(2LONLINE) – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka emëruar për drejtor të drejtorisë komunale të Arsimit, Nazmi Musën, i cili këtë detyrë pritet të fillojë ta ushtrojë nga e hëna.
Haziri e ka vlerësuar si të mirë punën e deritanishme të ushtruesve të detyrave të drejtorëve nëpër të gjithë drejtoritë por se sipas tij, tani ka emëruar drejtorin e arsimit dhe të tjerë mund të emërohen në ndërkohë. Ai ka thënë se po funksionojnë të gjitha organet komunale dhe se edhe faza e tranzicionit të pushtetit ka kaluar mirë.
Haziri e ka vlerësuar drejtorin e emëruar Nazmi Musa, si njeri të përkushtuar, me përvojë në fushë ne arsimit , njeri autoritativ dhe i dëshmuar. |”Do të vendosim rend, disiplinë dhe zbatim të ligjit. Arsimi është prioritet i komunës”, ka thënë kryetari Haziri.
Kur janë në pyetje drejtoritë, Haziri ka thënë se të gjitha e kanë rëndësinë e tyre por se janë disa që ndërlidhen me prioritete , duke bërë me dije kështu që, arsimi, ekonomia, buxheti…, nuk do të jenë në “pazar”, kur janë në pyetje koalicionet , për të cilën çështje pranoi se janë duke u biseduar me të gjitha partitë politike, në përjashtim të PDK-së, pasi siç u shpreh Haziri, atë parti vet populli me votë e ka lënë në opozitë.
Përndryshe, ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të bëhet publike edhe emërimi i ndonjë drejtori tjetër deri në kompletim të të gjithë drejtorive me drejtorë. /2lonline/