(2LONLINE) – Deklaratat e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan lëshuar në emër të Shtabit të tyre Zgjedhor, se Lutfi Haziri është disfatist dhe nga frika e humbjes po e lë lojën, i kanë bërë përshtypje Avdyl Aliu , anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së , në Gjilan. Sa për ironi, Aliu thotë se pajtohet me atë se Luta është disfatistë, pasi ai edhe e shkaktoi një disfatë me 3 nëntor edhe atë të thellë, nga e cila kundërshtari nuk po këndellët dot.
Po ashtu Aliu i LDK-së thotë se pajtohet edhe me deklarimet e PDK-së se Luta po e le lojën, duke ironizuar me atë se edhe kjo çfarë thonë në PDK qëndron pasi Luta po e le lojën pasi nuk po ka me këtë tuaj.
Aliu tha se të gjithë jemi dëshmitar se Luta e shkaktoi një disfatë të madhe me 3 nëntor , pasojat e të cilës disfatë vërehen këto ditë në fytyrat e atyre që pësuan. “Vetëm se shikoni fotot tyre nëpër rrjete sociale këtyre ditëve dhe këtë e kuptoni nga “Çehrja “ e tyre”, shprehet Aliu.
Sipas tij, Luta po e lë edhe lojën, pasi s’ka zgjidhje tjetër. “Duhet me lënë lojën sepse për lojë janë të nevojshme dy palë, e Luta nuk po ka me kënd me luajt. Luta e ka nokautuar kundërshtarin, ai ka rënë përtokë, referi po i numëron, e kundërshtari (kujdestari) kurrsesi të mbledhë forcë e të ngritët edhe një here në këmbë”, ironizon Aliu i LDK-së.
Sipas tij, ky numërim do të zgjasë deri më 1 dhjetor, e gjasat janë të vogla që ai të zgjohet edhe një herë.
“Një është e sigurt, më së miri për kundërshtarin (kujdestarin) është të qëndroj i shtrirë dhe shefi i tij t’i hedhin peshqirin në ring dhe të përfundoj kështu sepse po u zgjua edhe një herë, në këtë gjendje në të cilën është ka mundësi të marrë edhe një nokaut e cili nuk do të jetë sikurse i pari , ky do të jetë fatal”, shton tutje Aliu, duke kujtuar atë se si njëherë e pat pësuar një nokaut klasik një boksier , e kur ka ra përtokë e ishte shtrirë gjerë e gjatë kishte thënë “ kush mi fiku dritat….”
“Luta përnjëmend ja ka fikur dritat kundërshtarit të tij , më mirë e ka kundërshtari të qëndroj i shtrirë, të humb ma faqe të bardhë…”, thotë Aliu, si kundërpërgjigje pas një deklarate që kishte lëshuar Shtabi Zgjedhor i PDK-së ku e kishte quajtur Lutfi Hazirin e LDK-së, disfatistë dhe që po e le lojën për shkak se po e ndjenë humbjen me 1 dhjetor. / 2lonline/