Eurodeputetet e Parlametit Evropian Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, i kanë dërguar letër të hapur komesares për çështje të brendshme, Sesiliq Malmstrom duke këkruar që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dal sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.
Në letrën dërguar komesares evropiane për çështje të brendshme, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek kërkojnë që rekomandimi për heqjen e vizave të bëhet gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian përkatësisht deri në vjeshtë, transmeton RTK.