Lum Jerliu, nxënës i klasës së dymbëdhjetë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan do të jetë njëri nga nxënësit kosovarë që do të përfaqësojë Kosovën në IMO, gara botërore të matematikës që do të mbahen në Japoni.
Pikërisht për këtë arsye, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është organizuar një pritje në të cilën kanë marrë pjesë drejtoria e shkollës dhe mësimdhënës të matematikës, të cilët e kanë përgëzuar Lumin për suksesin e arritur.
Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka thënë se është kjo hera e dytë që Lumi merr pjesë në garat ndërkombëtare, që është dëshmi se ky nxënës punon në vazhdimësi. Ai kësaj radhe shkollën tonë dhe Kosovën do t’a përfaqësojë në Japoni, kurse Gjimnazi Natyor “Xhavit Ahmeti” ndjehet krenar me sukeset e Lumit, transmeton kryelajmi.com.
“Për suksesin e arritur, shkolla i ndanë Lum Jerliut një mirënjohje dhe për prezantimin e dinjitetshëm të shkollës e komunës, derisa me qëllim të avancimit të mëtejmë dhe thellimit të njohurive të mëtejme, shkolla i ka ndarë atij një laptop”, ka thënë Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, i bindur se Lum Jerliu do të sjellë medalje edhe nga gara botërore.
Në këtë pritje të pranishëm ishin edhe Festim Shkodra, koordinator i ekipit të Kosovës në Gjilan, sikurse edhe Armend Limani, mësimdhënës i matematikës dhe njëherit edhe kujdestar klase i Lum Jerliut, sikurse edhe Sabit Marovci, sekeretar i shkollës.
Lum Jerliu, nxënës i shkëlqyeshëm dhe matematicient i dalluar, thotë se për të ky është një sukses i madh. Ai shton se gjithnjë e kishte patur synim kualifikimin në gara botërore të matematikës dhe që të përfaqësojë shtetin e vet në këtë ngjarje madhore. Ai beson se do të kthehet me medalje nga këto gara dhe gjithësesi shprehet se ndjehet krenar dhe se nuk do të kursejë asgjë nga vetja për të arritur sukses sa ma të madh në Japoni. /2LONLINE/