DYLON

Në vigjilje të festës së Vitit të Ri, studentët e UKZ kanë realizuar shfaqje teatrale për fëmijë

Në vigjilje të festës së Vitit të Ri, studentët e UKZ kanë realizuar shfaqje teatrale për fëmijë
Avatar photo Redaksia

Shfaqjet “Hirushja”, “Shtëpia prej bore” dhe “Rosaku topolaku” erdhën në skenën e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në një version krejt të veçantë nga studentët e Fakultetit të Edukimit, në vigjilje të festës së Vitit të Ri 2023.

Studentët e Fakultetit të Edukimit, drejtimi Parashkollor, nën udhëheqjen e profesorit te artit Ahmet Ibrahimi dhe në kuadër të lëndës Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla, para disa fëmijëve të institucioneve parashkollore të Gjilanit dhe para studentëve e stafit të UKZ-së, luajtën përrallat “Hirushja”, “Shtëpia prej bore”  dhe “Rosaku topolaku” , nga të cilat fëmijët u kënaqen shumë.

EkoHigjiena

Sipas profesorit Ahmet Ibrahimi, qëllimi i këtyre shfaqjeve është i qartë që në këtë muaj festash, ti gëzojnë fëmijët dhe të gjithë të tjerët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.