Përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediavenë Luginën e Preshevës,kanë ftuar liderët politik të shqiptarëve që të jenë unik në bashkërendimin e kërkesave ndaj institucioneve qendrore në Serbi. Jeton Ismaili, gazetar nga Bujanoci ka thënë se përfaqësuesit e subjekteve politike duhet të orientohen në formimin e koalicioneve parimore programore e të flakin inatet mes vete.
“Më i rëndësishëm është interesi kombëtarë shqiptarë në këtë rajon dhe në këtë drejtim mendoje se duhet një bashkërendim për planin dhe përmirësimin e pozitës shqiptare në Serbi”, ka vlerësuar Skender Saqipi, gazetar në Bujanoc, transmeton Titulli.com.
Në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 24 prillit,shqiptarët e Luginës kanë siguruar 38 këshilltarë komunal në Preshevë, 25 këshilltarë në Bujanoc nga 41 sa ka gjithsej kuvendi dhe një deputet në parlamentin republikan.