Fatkeqësisht rrjetet sociale ia kanë mundësuar shprehjen e mendimeve, edhe pse me mllef e urrejtje, e gjuhë refuzuese, denigruese, injoruese, tendenciale, njerëzve të ndryshëm, e veçanërisht atyre që janë gjysëmintelektual! Kjo për arsye se intelektual i vërtetë nuk mund të jesh kur je faktorë destabilizues dhe pozitën e shfrytëzon për linçim të dikujtë, e veçanërisht të një komuniteti si tërësi.
Fikri Mehmeti
Mjerimi në këtë vend ka ardhur nga gjysëmintelektualët, të cilët me të dalur një herë në media, ose duke u ngritur në një pozitë, mendojnë se iu është dhënë e drejta e linçimit, injorimit, denigrimit, nxitjes së urrejtjes, duke treguar despotizëm e ksenofobi. Dhe duke menduar se nuk do të ketë reagime për shkak të pozitës që ka, e askush nuk do të merret me të.
Me kshyr drejtë, nga shprehjet që i përdorë vërtetë nuk ia vlen të hapet ndonjë debat. Mirëpo, kur preket vija e kuqe, na detyron të reagojmë për hirë të identiteti e preardhjes. Jo për të fyer e nënçmuar, për arsye se neve nuk jemi të paarsimuar. Të jetosh i rrethuar me luginas, e të mos kesh njohuri as elementare për ta, është mjerim sikur që një luginas të jetonë në Kosovë e të mos ketë njohuritë themeltare për këtë vend.
Kjo ndarja tendencioze nga z.Buzuku, është e papranueshme për arsye se është padrejtësia historike ajo që shqiptarët e luginës i ka lënë me territor jashtë Kosovës, përndryshe neve jemi Shqiptarë!. Mos të harrojmë se deri vonë, gjenerata e gjyshit tim dhe babai i z.Buzuku, në diplomat e shkollës iu ka shkruar: Filan Fisteku, fshati Zarbicë- Komuna e Kamenicës, dytë pra janë nga një vend dhe kanë origjinë një komunë! Nëse nuk do të ishin arsyet e luftës që shqiptarët janë larguar nga vatrat e tyre, çka ka të keqe të largohen për interesa personale?
Mos të harrojmë një fakt, më 30 qershor 1999 mbi 11.000 kryefamiljarë janë larguar nga fshatërat e malësisë së Bujanocit dhe Preshevës, të cilat vendbanime deri më 2008-tën edhe KFORI-i i ka njohur si ”zona për manovra ushtarake” të shpallura nga shteti Sërb. Vetëm një arsye e madhe i ka detyruar këta mijëra njerëz të largohen nga vatrat e tyre. Arsyet e ardhjes së z.Buzuku nga Kamenica në Gjilan, me plotë të drejtë mund të quhen materiale, pra për një jetë më të mirë, e jo të luginasve! Por, sido që të jetë, çdokush ka të drejtë të jetojë ku të doje e si të doje, duke rrespektuar ligjin e atij vendi!
Urrejtja ndërmjet shqiptarëve nuk i ka shërbyer asnjëherë askujt prandaj, z.Buzuku duhet të kërkon falje dhe të mos merret me linçimin e një komuniteti që është pjesë e bërthamës së këtij vendi!