Ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës, zgjedhja e të parit të Republikës së Kosovës është mirëpritur.Ndërkohë që nga Hashim Thaçi, pritet një përkujdesje më e theksuar për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të kësaj zone, të cilët aktualisht janë pjesa më e diskriminuar e kombit shqiptarë.
Zgjedhja e Hashim Thaçit, President i Republikës së Kosovës, ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës është përshëndetur, ndërkohë që pritjet nga Presidenti i porsazgjedhur, janë që ai të reflektoj edhe në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të kësaj zone.
Studentë Zgjedhjen e Presidentit e kanë uruar edhe përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës.
Në rrugëtimin historik të Hashim Thaçit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjithnjë kanë qenë pranë tij, ndërkohë që tani në pozitën e të parit të Republikës së Kosovës kërkohet nga ai një kujdes më i theksuar në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve të këtushëm.
video: http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=24620