Pas takimit të mbajtur dje dhe sot udhëheqësit e partive politike shqiptare dhe institucioneve në Luginë te Preshevës janë dakorduar që më 1 shtator të protestojnë duke kërkuar tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Të hënën më 1 shtator, sipas vendimit të marrë sot në takimin e mbajtur në Bujanoc nga liderët politikë, nxënësit e shkollave dhe mësimdhënësit e Luginës do të protestojnë duke kërkuar tekste në gjuhën amtare.
Protesta do të mbahet para shkollave përkatës duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, raporton Titulli.
Të enjten, në mbledhjen në të cilën u morë edhe vendimi për protestën, morën pjesë liderët e subjekteve nga Presheva e Bujanoci, të cilët njëherit ftuan për të përkrah këtë protestë edhe qytetarët.
Një ditë më parë në takimin e mbajtur mes liderëve politik mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri.
Vlen theksuar se nxënësit shqiptarë të Luginës edhe mëtej kanë mungesë të teksteve në shumë lëndë mësimore. Ata mësimin e zhvillojnë duke marrë shënime, sidomos në shkollat e mesme në Preshevë e Bujanoc.