Në kuadër të projektit “Forcimi i stabilitetit në Jugun e Serbisë nëpërmjet integrimit të pakicës shqiptare”, aktivistët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc kanë zhvilluar aksion rrugorë mbi gjendjen dhe sfidat e sigurisë në Luginë të Preshevës.
Qytetarë të shumtë nëpërmjet kartolinave ju kanë drejtuar vërejtje, falenderime dhe kritika, Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, shkruan Titulli.com.
Sipas njoftimit të KDNJ-së afro 330 qytetarë nga komuna e Bujanocit dhe më gjerë iu kanë drejtuar ministrit në fjalë, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc ka vlerësuar se Lugina e Preshevës po vazhdon për dy dekada, të mbetet rajoni më i militarizuar në Ballkanin perëndimor, ku në ketë zonë, veprojnë Policia Lokale, Xhandarmeria, dhe Ushtria serbe.