Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, njëherit edhe lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik, nga Lugina e Preshevës, ka shprehur indinjatë e pikëllim të thellë për tragjedinë e KEK-ut, e cila ka goditur Kosovën dhe shqiptarët rreth saj.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, lajmin e kobshëm për tragjedinë e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, e kanë pritur me një dhembje të madhe e pikëllim të thellë”, thuhet në njoftimin LPD-së, transmeton Titulli.
Ky subjekt politik kërkon nga institucionet kosovare, subjektet politike dhe shqiptarët kudo qofshin ata, të solidarizohen me familjet e punëtorëve të prekur nga kjo tragjedi, për ta ndarë dhembjen me ta.
http://www.titulli.com/lugina-e-pikelluar-me-tragjedine-e-kek-ut/