(2L ONLINE)- Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan (LRFGJ) ka përmbyllur aktivitetet sportive duke i shpallur më të mirët për vitin që lëmë pas. Kryetari i kësaj Lidhjeje, Malazog Hoxha, përgëzoi sportistët për rezultatet e arritura deri sa premtoi angazhim edhe më të madh gjatë vitit të ardhshëm.
Njomakët më të dalluar të skuadrave që bëjnë pjesë në këto gara u shpërblyen me mirënjohje dhe medalje duke iu premtuar punë dhe angazhim edhe më të madh në realizimin e kushteve. Projekti për fushën ndihmës është pothuajse gati dhe nga edicioni i ardhshëm shpresat e futbollit tonë do të jenë të gatshëm të shfrytëzojnë atë.
Mirënjohje dhe falënderime për përkrahje të vazhdueshme iu ndanë, deputetit Murat Hoxhës e përgjegjësit të Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, Bujar Hazirit, ndërsa ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti u nderua për suksesin në arenën ndërkombëtare.
Klubi më i suksesshëm për vitin 2014 u shpall K.F “Vllaznia” nga Pozherani, që në këtë stinor filloi garat në Ligën e Parë të Futbollit në Kosovës. Gjithashtu, Lidhja ka nderuar me mirënjohje dhe dekoratë Kujtim Bajramin, gjyqtarin nga Superliga i cili vjen nga qyteti i Gjilanit.
Epiteti i lojtarit më të mirë i ka takuar futbollistit të Dritës Ardian Limanit, ndërsa trajneri i vitit është zgjedhur tekniku i Gjilanit, Musa Selimit.
Në fund të gjithë këtij evenimenti, pjesëmarrësit morën pjesë në një koktej të cilin e kishte organizuar vetë organizatori.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/