Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) me seli në Bujanoc pas mbledhjes së mbajtur ka zyrtarizuar vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar.
Mbledhja e sotme e Kryesisë së partisë shqiptare Lëvizjes së Progresit Demokratik kishte si rezultat vendimin pro pjesëmarrjes në zgjedhje për këshillat kombëtare të pakicave që do të zhvillohen më 26 tetor të këtij viti.
Vendimin e LPD-së për të marrë pjesë në këto zgjedhje, për portalin informativ Titulli.com e konfirmoi edhe anëtari i Kryesisë dhe këshilltari në Kuvendin Komunal të Bujanocit nga radhët e LPD-së, Megzon Ismaili.
“Në mbledhjen e sotme Kryesia morri vendim zyrtarë për të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar. Njëherit, anëtarët e Kryesisë i bënë thirrje elektoratit që të verifikojë se a gjendet në regjistrin e posaçëm zgjedhor, nëse nuk janë, duhet që të paraqiten në objektin e administratës komunale për regjistrim”, tha Ismaili.
Mbledhja e sotme e LPD-së së Jonuz Musliut filloi në orën 14h në selinë e saj në Bujanoc. Ky subjekt është i katërti që ka marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave.
Më herët, vendim të ngjashëm morën edhe Bashkimi Demokratik i Luginës, Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike