Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje! kanë takuar banorët e fshatit Llashticë. Ani se trumbetohet për bastion të partive tjera, realiteti është ndryshe. Llashtica ka vendos kësaj here me ndërru destinacionin e votës. Llashtica po vetëvendos, duke konsideruar se e vetmja shpresë ka mbetur Lëvizja Vetëvendosje!
Kandidatja për deputete Besa Baftiu filloj diskutimin duke thënë se ndryshimi duhet të ndodh në të mirë të qytetarit të këtij vendi. “Ndryshimi duhet dhe do të vijë më 11 qershor. Ndryshimi i vetëm është Lëvizja VETËVENDOSJE! me 40 prioritetet për mandatin e parë qeverisës.”
Nevzad Isufi, kandidat për deputet foli mbi një sërë premtimesh që janë pjesë e programit qeverisës, duke vënë theksin se Lëvizja do “Programi qeverisës i Lëvizjes prekë të gjitha kategoritë shoqërore duke filluar nga fëmijë e deri tek të moshuarit. Duke filluar nga shtesa për fëmijë, çerdhet për të vegjlit, shujtat e qumështi për shkollarët, arsim cilësor e punë për të rriturit e pensione për të moshuarit”.
Arijeta Rexhepi poashtu kandidate për deputete u ndal më shumë te moszbatimi i ligjit dhe të drejtat e punëtorëve. “Ne vuajmë nga mungesa e zbatimit të ligjit, nga mungesa e drejtësisë. Shembull marrim gratë shtatëzëna apo lehona që diskriminohen, përjashtohen nga puna apo nuk mirren në punë dhe kjo vazhdon me qenë ndër absurditetet e kohës moderne. Për këtë arsye Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraparë trefishimin e inspektorëve të punës në mënyrë që të mbrohen me çdo kusht të drejtat e punëtorëve”.
Ismajl Kurteshi bëri dallimin mes Vetëvendosjes dhe kolacionit të territ e koalicionit të dështimit. “Çka nuk do të ketë në qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!? Ne nuk do ta keqpërdorim buxhetin, ne nuk do ta vjedhim qytetarin edhe ashtu të rënduar nga varfëria. Kjo është formula që e qet n’binar të shëndoshë zhvillimin e ndërtimin e shtetit. Dallimi mes nesh dhe koalicioneve të territ e dështimit, ata kanë fjalë ne kemi program qeverisës”.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017