PDK: Bresalci nuk mashtrohet, jo votë për frikacakët e shpifësit e as për ata që e dhunojnë demokracinë

PDK: Bresalci nuk mashtrohet, jo votë për frikacakët e shpifësit e as për ata që e dhunojnë demokracinë

Në tubimin e sotëm parazgjedhor, Bresalci, si gjithëherë, dëshmoi se I njeh për të vet, vetëm ata që kanë visionin, guximin dhe vendosmërinë për prosperimin e këtij vendi dhe integrimin e tij pranë popujve të përparuar të Evropës perëndimore e të botës demokratike.

Në praninë e anëtarëve e simpatizantëve të shumtë të PDK-së, kandidatët tanë, znj. Leonora Morina – Bunjaku, dhe z. Zenun Pajaziti, shpalosën pjesë programore të platformës zgjedhore të “Fillimit të Ri”. “Me FILIMIN E RI, pa dyshim se do të realizohen të gjitha ambiciet e qytetarëve tanë; zhvillimi ekonomik, zbutja e papunësisë, zhvillimi cilësor I arsimit, avancimi I gruas dhe pjesmarrja më e fuqishme e saj në vendimmarrje, edukimin dhe orientimin e drejtë të rinisë, etj”, ka potencuar znj Leonora, duke kërkuar besimin e votuesve të Bresalcit, për fuqizimin e fitorës së saj për deputete në Parlamentin e Kosovës.

Ndërkaq, kandidati tjetër, z.Zenun Pajaziti, duke falënderuar bresalcasit dhe duke evokuar kujtimet nga aktivitetet e mëhershme e në kohë shumë të vështira me aktivistë të palodhur, të cilët edhe sot mbeten shtylla të palëkundura të Partisë Demokratike të Kosovës, siç është Ejup Uruqi, e shumë të tjerë, tha:

“Bresalci do të dijë të përcaktohet, si përherë, mes atyre që nuk kanë guxim për vendimmarrje, atyre që e bllokuan Kuvendin me tym e dhunë si dhe opcionit tjetër që u dëshmua me vizionin e tij se e do shtetin, ka guxim dhe vendosmëri për të marr vendime të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe shtetit tonë”.

Ndërsa, duki iu referuar, abuzimit me pushtetin të qeverisjes së Lutfi Hazirit, ai tha se “përditë kemi kërkesa nga qytetarët për ta rikthyer PDK-në në Komunë për të mos lejuar këtë qeverisje me drejtorë të cilët natën merren me kurdisjen e tendertëve, e që për pasojë atyre u merren licencat për shkak të keqpërdorimeve”.

Në fund, z. Pajaziti kërkoi besimin e fuqishëm të Bresalcit për koalicionin KOHA PËR FILLIMIN E RI, për liderin e madh Kadri Veseli dhe për kandidatët e PDK-së së Gjilanit, si opcione më të mira për ta e për vendin.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

KOMENTE