Skuadra e Llapit nga Podujeva ka zurtarizuar transferin me ish-futbollistin e kombëtares shqiptare, Klodian Nuri.
Nuri, i cili edicionin e fundit e kaloi te Elbasani në Shqipëri ka firmosur për një vit e gjysmë me llapjanet.
23 vjeçari luan në poziten e mesfushorit të qendrës dhe pritet të jetë njëri ndër përforcimet e bujshme të ekipit llapjan.
Më parë ai ishte pjesë e Besës së Kavajës, Dinamos së Tiranës dhe Kastriotit të Krujës. Gjithashtu ishte edhe pjesë e moshave të kombëtares shqiptare.