Pas prezantimit të sulmuesit Jasmin Raboshta, klubi Llapi nga Podujeva ka siguruar edhe shërbimet e dy futbollistëve të tjerë nga Shqipëria.
Fjala është për futbollistët Nertil Hoxhaj dhe Franci Lena të cilët ende nuk janë prezantuar zyrtarisht në faqen e Llapit, por që tashmë kanë ‘firmosur’ për ekipin llapjan.
Dy futbollsitët janë transferuar te Llapi me ndërmjetësimin e menaxherit të njohur shqiptar Altin Ferat.
Hoxhaj, njësoi si Raboshta vjen nga skuadra e Vushtrrisë ku kishte një edicion mjaft të mirë.
Kurse, Lena vjen nga Shkëndija e Tiranës ku dhe kishte shiritin e kapitenit.