Llapi vazhdon të sjellë futbollistë në klub për t’i përmbushur mungesat dhe kësaj radhe po kërkon një tjetër transfer nga kategoria Superiore e Shqipërisë.
Skuadra e Podujevës, pasi zyrtarizoi blerjen e sulmuesit Sebino Plaku, është shumë afër arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin e Flamurtarit, Franc Veliu.
Mësohet se 30-vjeçari është shumë afër transferimit në kampionatin kosovar të futbollit për 50 mijë euro dhe mbetet të shihet a do jetë ky transferi më i shtrenjtë i llapjanëve.