Llapi ka triumfuar në ndeshjen derbi të javës së tetë në Superligën e Kosovës, ku në udhëtim e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 1-2.
Ndërsa, Dukagjini ka shënuar fitoren e parë kampionale pas tetë javësh, pasi që në shtëpi e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënou Husein Demiri.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani ka bërë detyrën përballë Ferizajt, ekip të cilin e ka mposhtur në udhëtim 1-2. Blendi Baftiu dhe Artur Magani realizuan për ekipin e Ismet Munishit, ndërkohë Edon Sadriu shënoi golin e nderit për vendasti.
Kjo është situate në tabelë të Superligës, ndërsa neser zhvillohen edhe ndeshjet e tjera.