/2L ONLINE/ – Ndërkohë që Kosova po stagnon drejtë BE-së, lidershipi shqiptarë i Republikës së Shqipërisë, në krye me kryeministrin Rama e ka avancuar shtetin shqiptar drejt euro-integrimeve për një periudhë maksimalisht të shkurtër. Lëvizja Qytetare “Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim” (LIZ), me seli në Gjilan e vlerëson këtë angazhim të shteti shqiptar në këtë drejtim, ndërkohë që ndihet e zhgënjyer me institucionet e Kosovës që i ka lënë në pritje qytetarët e Kosovës për liberalizimin dhe se kjo pritje duket se do të stërgjatët akoma. Po ashtu, në një pozitë mjaftë të keqe janë edhe luginasit që janë dëbuar padrejtësisht nga trojet e tyre por që edhe në Kosovë ku janë të vendosur përballen me telashe për t’i realizuar të drejtat e tyre.
LIZ vlerëson se krahas stagnimit të Kosovës drejtë BE-së, përballemi edhe me shkeljen e të drejtave elementare në vendin tonë dhe atë me grupin më të margjinalizuar në vend – qytetarët e Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) të cilëve ju premtohet që disa vite zgjidhja e problemit për pajisje me dokumente personale, por se as edhe një hap serioz nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.
Kreu i LIZ-it, Arianit Sllamniku, ka thënë se kjo është papranueshme dhe kur kemi të bëjmë me hapat që po i bënë Shqipëria në drejtim të euro-integrimeve dhe Kosova, atëherë propozimi I vetëm dhe më I qëndrueshëm është ai I shteti shqiptar për qytetarët me prejardhje shqiptare, gjegjësisht vendimin I Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë që nga data 1 gusht e vitit 2013 duke ju referuar neneve 19 e 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7 e 9, pika 7, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, për shtetësinë shqiptare, me propozimin e ministrit të Brendshëm të republikës së Shqipërisë të ju mundësohet pajisja me pasaportë shqiptare si e drejtë e dyshtetësisë.
Sllamniku thotë se nëse ne si qytetarë të Kosovës nuk kemi alternativë pos pritjes, luginasit nuk kanë çfarë të presin por të aplikojnë për shtetësi shqiptare sa më parë. /2L ONLINE/