Sot takuam banorët e fshatit Livoç i Poshtëm. Takimi ishte paraparë të mbahej në ambient të mbyllur, por shkaku i masivitetit me njerëz, u detyruam ta mbajmë në ambient të hapur, dhe kjo na e rikonfirmon besimin e madh qytetar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Selajdin Salihu e Arbnor Zeqiri, shpalosën pjesë të ndryshme të programit qeverisës, program i cili komunitetin e cilëson si partner dhe se bashkë me të do vendos për çështjet që i preokupojnë ata. Ndershmëria e profesionalizmi, të ndërlidhura edhe me bashkëpunim me qytetarin, janë rruga e drejtë dhe e vetme për qeverisje të mirë!
Bashkë qeverisim!
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/