Në takimin e mbajtur me banorët e fshatit Livoç i Epërm, krahas shqetësimeve e problemeve të shumta infrastrukturore që ata kanë, aty gjetëm një mobilizim të madh për t’i dhënë fund keqqeverisjes aktuale komunale.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatin për asamble Arianit Sadiku, u zotuan se pas 17 tetorit, kur në krye të Komunës do të jetë Lëvizja VETËVENDOSJE!, nuk do ketë diskriminim të fshatrave, përkundrazi vëmendja jonë do jetë e përqendruar më shumë në zonat e lëna anash. Poashtu, do marrin fund edhe favorizimet nepotiste në subvencione, dhe kështu besimi qytetar në institucione do të forcohet.
Sepse Lëvizja VETËVENDOSJE!, me numrin 144, është garancë për një të ardhme më të mirë!
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/