Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës gjegjësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Lipjanit kanë realizuar studimin e vlerave natyrore të cilat paraprakisht ishin evidentuar në territorin e kësaj komune.
Pas përgatitjes së elaborateve përkatëse për të gjitha objektet e trashëgimisë natyrore, të njëjtat janë përcjellë për miratim në Kuvendin e komunës së Lipjanit, i cili me datë 04.04.2022 edhe ka marrë 9 Vendime për mbrojtje.
Kryesisht janë Monumente te natyrës me karakter hidrologjik, botanik dhe gjeologjik:
1. Burimet e Ujit;
2. Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens);
3. Trungu i Shpardhit (Quercus frainetto);
4. Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens);
5. Trungu i Qarrit (Quercus cerris);
6. Guri të Kroni;
7. Trungu i Rrënjës (Quercus robur);
8. Trungu i Qarrit (Quercus cerris); dhe
9. Trungjet e Shpardhit (Quercus frainetto).
Me marrjen e vendimeve për këto objekte të trashëgimisë natyrore, u shtua regjistri i zonave të mbrojtura të Kosovës që mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. /2LONLINE/