DYLON

Ministri Sveçla priti në takim ekipet e tre shteteve që morën pjesë në konfiskimin e substancave narkotike në Lipjan

Ministri Sveçla priti në takim ekipet e tre shteteve që morën pjesë në konfiskimin e substancave narkotike në Lipjan
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi Drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, si dhe zyrtarët e tre shteteve që morën pjesë në operacionin e suksesshëm të konfiskimit të rreth 400 kilogram substancave narkotike që u kapën dje në Lipjan. 

Pala italiane dhe ajo shqiptare, vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes tre vendeve, që bashkërisht në koordinim ndalën korridorin e depërtimit të substancave narkotike.

EkoHigjiena

“Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e hapur për bashkëpunime ndërkombëtare të luftimit të çfarëdo krimi. Policia e Kosovës është e gatshme që të marr pjesë në secilin operacion. Ju garantoj se si Qeveri do të jemi të pa kompromis në luftimin e të gjitha krimeve, sepse vetëm kështu krijohet një klimë e mirëbesimit të qytetarëve ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit”, theksoi ministri Sveçla. 

Në fund, ministri Svçela falënderoi ekipet që morën pjesë në këtë operacion, duke vlerësuar se bashkëpunimi i mirë mes tre shteteve ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme në luftimin e krimit transnacional. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.