Përfaqësuesja e Kosovës me 12 janar do ta zhvillojë një miqësore luksi me Kombëtaren e Suedisë.
Përzgjedhësi, Bernard Challandes po preferon që në këtë takim t’i testojë disa lojtarë të rinj që kanë pasur minutazh më të vogël në ekipin e Kosovës.
Është folur për mundësin që në këtë ndeshje t’ju jepet edhe disa lojtarëve nga Superliga e Kosovës, por që një gjë e tillë pritet të konfirmohet më vonë. pasi ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se ende nuk e kanë përpiluar listën e plotë.
Të kujtojmë se ndeshja Kosova – Suedia do të zhvillohet në Katar dhe do t’i shërbej Kosovës për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e muajit Mars ku luan me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.