Kosova U21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Trajneri Rafet Prekazi dit më parë ka bërë publike listën e të ftuarëve për këtë ndeshje.
Lirim Kastrati ishte ftuar nga Kombëtarja A e Kosovës për ndeshjen ndaj Gjibraltarit, por menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshje, ai është rikthyer tek Kosova U21.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i portierëve tek Kosova U21, Naser Prapashtica.
Prapashtica me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se Kastrati i është bashkangjitur në grumbullim kombëtares U21.