Një gjykatës i qytetit të Gavës, refuzoi apelin e Messit për tri akuzat e ngritura ndaj tij për krimin e evazionit fiskal duke e detyruar argjentinasin të paraqitet në sallën e gjyqit.
Urdhëri i gjykatësit të qytetit ku Messi jeton aktualisht është lëshuar, pasi mendohet se argjentinasi mund të ketë dijeni për aktivitet e babait të tij Jorge Horacio Messi, që është njëkohsisht dhe përfaqësuesi i të aktiviteteve ekonomike të futbollistit.
Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë kërkesën e Messit që të thirreshin si dëshmitar personat e propozuar prej tij, si Alfono Nebot, avokati Angel Juarez dhe drejtori i klubit blaugrana Raul Sanllehi. Nga ajo që kuptohet, gjykatësi ka refuzuar apelin e Mesit pasi kërkon të zbulojë se cfarë fshihet në të gjitha transaksionet financiare të kryera nga babai i tij Jorge, me të ardhurat e fituara nga shitja e të drejtës së imazhit të vetë futbollistit. apo edhe paga e lojtarit te Barcelona. Messi këtë verë u akuza për evazion fiskal, por cështja u mbyll në momentin kur argjentinasi pagoi të gjitha detyrimet, ndërsa tashmë gjykatësi i Gavas kërkon të zbulojë nëse i ati i futbollistit ka mashtruar apo jo organet tatimore spanjolle.