(2LONLINE) -Lindita Bunjaku bashkatdhetarë nga Komuna e Gjilanit e cila punon dhe vepron në shtetin e Gjermanisë, sot ka ndihmuar dy familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Gjilan. Kishin fatin që nga bamirësia e saj të përfitojnë pako ushqimore familja e Ajshe Shkodrës dhe ajo e Sebahate Llapashticës.
Dy kryefamiljaret që janë mbështetur nga dora e bamirësisë kanë shprehur falënderimin e tyre në emër të familjeve duke shpresuar në një të ardhme më të mirë familjet e tyre.
Ndërsa Bunjaku është shprehur se kjo është një ndihmë simbolike për këto familje që kanë mundësi të jenë pjesë e secilës nga familjet tona. Ajo ka thënë se punën që bënë në Gjermani dhe fitimin që ka nga puna, dëshiron ta ndaj së bashku me bashkëvendëset e saj, në mënyrë që jeta e tyre të jetë sadopak më e lehtë për ditët në vijim.
Poashtu Bunjaku ka thënë se mundësia e bashkatdhetarëve tanë për të ndihmuar raste të tilla ekziston, porse ka lutur që të krijohet edhe bindja e shumë familjeve të tjera që të ndihmojnë me mundësitë që kanë, ngase jeta i ka rënduar një pjesë të shoqërisë sonë.
Ajo ka uruar poashtu që raste të rënda sociale në Komunën e Gjilanit të kemi përditë e më pak. /2LO ONLINE/