Jemi vetëm një ditë dhe më pak se 24 orë nga derbi më i madh lokal në Kosovë, mes Dritës dhe Gjilanit, shkruan 2LONLINE.com.
Festa në qytetin e Gjilanit ka filluar dhe tifozët janë ‘ngjyrosur’ kuq dhe kaltër tashmë. Të dyja skuadrat do të futen të motivuara në këtë përballje, ndërkohë që shpresa për fitore nuk mungon në dy taboret.
Mbrojtësi i Dritës, njëherit edhe kapiteni i kësaj skuadre ka thënë se janë detajet ato që pritet ta vendosin derbin.
“Derbi do të jetë një ndeshje e vështirë si gjithmonë. Mendoj që kemi më shumë kualitet, por shpesh në këtë ndeshje nuk kryen punë vetëm kualiteti. Këtu vendosin detajet e vogla”, u shpreh shkurtimisht Limani./2LONLINE.com/