Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave, të cilat, sipas tij, e kanë keqinterpretuar takimin e tij me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën. Sipas tij, Meta e ka uruar për përfundimin e rastit gjyqësor. ”Pas disa shkrimeve në mediat tona dhe për hir të sqarimit të opinionit publik ju njoftoj se kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëherit miku im, z. Ilir Meta, ka qenë të dielën për të më vizituar dhe gjatë kësaj dite edhe kemi drekuar në Prizren.
Vizita ka qenë private, për të më uruar për përfundimin e rastit gjyqësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, siç është spekuluar në media, përveç se takim mes miqve që një kohë të gjatë nuk kemi pas mundësi të shihemi për shkak të rrethanave të cilat edhe janë të njohura për ju.
Shfrytëzoj rastin ta falënderoj z.Meta për vizitën dhe urimet që më ka sjell të shumë miqve nga Shqipëria, njëherit shpreh keqardhje që këtë vizitë private dikush ka dashur me qëllim ta te keqinterpretoj”, thekson deputeti Limaj në rrjetin social Facebook./koha.net/