Deputetët e Nisma për Kosovën janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës, si deputetë të rinj të legjislaturës së pestë. Kryetari i kryesisë së Nismës, Fatmir Limaj tha se shpreson që ai i cili i bënë numrat, të arrijë ta formojë qeverinë dhe t’i krijojnë institucionet e vendit.
Limaj i ka uruar sukses cilësdo parti që mund ta krijojë shumicën duke përfshirë edhe PDK-në, pasi sipas është ligjore e demokratike që ajo parti të krijojë shumicën dhe qeverinë.
Sa i përket Vetëvendosjes e cila ka kërkuar përgjigje nga koalicioni LDK-AAK-NISMA rreth kritereve të saj, Limaj tha se janë duke biseduar dhe ekspertë të partive të tyre janë duke hartuar një marrëveshje e cila shpreson se do të arrihet.
Ai tha se marrëveshjet bëhen mbi bazën e kompromiseve politike por jo në dëm të shtetit.