Ish-Ministri i Transportit dhe PosTelekomunikacionit, Fatmir Limaj, ish shefi i prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, Ali Aliu, Beqir Deda dhe ShpetimTelaku, kanë dëgjuar akuzat që rëndojnë mbi ta nga prokurori ndërkombëtar, JohanesPickerst në rastin e njohur si MTPT 2. Mitëpo të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Prokurori Pickerst ka lexuar pesë pikat e akuzës, ndërkohë që ka thënë se këta persona kanë vepruar si grup i strukturuar dhe i organizuar që në krye të tij qëndronte Fatmir Limaj si ministër i MTPT-së.
“Fatmir Limaj si figurë fuqishme politike ka shërbyer si drejtues i grupit kriminal, ndërkohë që gjatë komunikimit të tjerët atij i janë referuar si Daja,Bossi, Shefi”, tha prokurori. Me tutje prokurori tha se Shpëtim Telaku ka negociuar me pronarët e kompanisë ‘Burimi’ për dhënien e një tenderi për mirëmbajtjen e një rrugë në rajonin e Ferizajt. Prokurori Pickerst ka thënë se Limaj bashkë me Krasniqin në mënyrë të pasinqertë kanë shfrytëzuar buxhetin duke kurdisur tenderët.
Ish Ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj tha brenda seancës se e tërë akuza e prokurorisë është e ndërtuar mbi tri shtylla, paragjykim, çështje abstrakte dhe spekulimetë qarta, duke mos e mbështetur me as edhe një fakt akuzëne tyre.
Ai tha se prokurori nuk e ka gjetur as edhe një provë si është shkaktuar dëmi dhe nëse është shkaktuar ky dëm sa është dëmtuar buxheti. Limaj, gjithashtu ka mohuar se ka bërë presion mbi dikëpër t’i dhënë tenderë. “Puna ime ka qenë në përputhje me ligjin dhe në shërbim të komunitetit”, tha Limaj brenda seancës.
Ndërsa, gjyqtarja e rastit, Ana Adamska Gallant, ka thënë se pikat 2 dhe 3 të akuzës duhet të hidhen poshtë pasi që për ato është marr një vendim i formës së prerë në rastin MTPT 1 dhe ndaj këtij vendimi nuk ka ushtruar ankesë prokuroria, kështu që këto dy pika nuk mund të përdoren në akuzë.
Kurse, pas seancës Limaj tha se fuqishëm do të vazhdojnë t’i përgjigjen drejtësisë ashtu siç ka bërë deri me tani. Sipas tij, prokurori nuk i ka bazuar me asnjë fakt, me asnjë provë pretendimet që i ka dhënë në aktakuzën e ngritur ndaj tij.
“Unë e thash dhe jam krenar që për katër vite sa janë bërë hetimet prokurori nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur provat e tij. Edhe në procesin gjyqësor ju do të shihni se argumentet tona do të jenë ato që i kemi thënë qysh në fillim. Prandaj kam punuar, do të vazhdoj të punoj me ndershmëri ashtu siç kam bërë deri me tani. Hetimet për katër vite ma kanë dëshmuar se kam punuar drejt për vendin tim”, tha Limaj. Ai tha se nuk duhet shikuar vetëm aktakuza, sepse lehtë është të akuzosh, por duhet të kesh prova.
Pala mbrojtëse kundërshtimet kanë afat t’i paraqesin brenda 30 ditësh. /RTK/