Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma në kohë sa më të shkurtër do ta formojë Qeverinë e re, me kryeministër Ramush Haradinaj.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Limaj ka theksuar se koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, duke bërë me dije se Haradinaj do t’i fillojë diskutimet me të gjitha grupet politike për krijimin e shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Lideri i Nismës ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile dhe me një dinamikë tjetër nga e kaluara.
Limaj ka thënë se partia që drejton ka shënuar rritje në këto zgjedhje mbi 40 për qind dhe, sipas tij, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe për rezultatin e koalicionit PAN.
BURIMI: Epoka e Re