Lëvizja “Vatra”, Zyra për Presheve Bujanoc dhe Medvegjë së bashku me ekspertë ligjorë nga Universitet Publik i Prishtinës , jemi duke punuar në grupe punuese për ndryshimin e këtij ligji, i cili ligj në muajin dhjetor do të jetë gati me ndryshime, ka thënë Kushtrim Kadriu, kreu i Vatrës.
“Ne jemi duke i koordinuar takimet dhe aktivitetet e përbashkëta me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me të gjitha instancat relevante derisa të pajisen të gjithë shqiptarët e dëbuar nga Serbia, të cilët padrejtësisht tani e 18 vite mbetën pa dokumente identifikimi”, ka thënë Kadriu.
Sipas tij, me të gjitha dosjet dhe infrastruktura e ngritur nga ana e Gjilanit, gjegjeshit nga ZPMB-ja, KBNK, profesorë eminent universitarë, janë duke punuar, që të jenë në shërbim të zgjidhjes sa më të mirë të këtij problemi.
“Ne, tani jemi duke punuar edhe në saktësimin e numrit të saktë të banorëve me probleme nga Fushë Kosova dhe nga qytetet tjera, me qëllim përpilimi të një ligji sa më funksional dhe më i kapshëm për këtë kategori të shoqërisë”, ka thënë Kadriu.
Sponsorizuar nga Vatra