Njësiti në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan me 24.08.2023 në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ,,Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” në Gjilan kanë mbajtur një ligjëratë informuese (vetëdijësuese) me temën ,,Martesat e hershme, parandalimi dhe masat ligjore’’.
Ligjërata është mbajtur në lagjen ,,Avdullah Presheva’’ në Gjilan, në të cilën pjesëmarrësit e komuniteteve të lartcekura kanë marrë informatat e duhura se si ata mund të ndikojnë në komunitetin e tyre, në aftësimin dhe vetëdijësimin e fëmijëve për ngritjen e edukimit dhe arsimimit në mënyrë që të parandalohen martesat e hershme të cilat janë të ndaluara edhe me ligje të aplikueshme në Republikën e Kosovës, e që më së miri përcaktohen me Kodin Penal të Kosovës dhe Ligjin mbi familjen.
Policia e Kosovës vazhdon të punojë për një ambient të sigurt dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/