DYLON

Marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit

Marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier në emër të dy qeverive respektive nënshkruan sot marrëveshjen mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes, Kryeministri Kurti e cilësoi atë si tejet të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit tonë të frytshëm në fushën e sigurisë, të mbrojtjes mbi informacionin e klasifikuar. Ai e falënderoi ambasadorin amerikan, Hovenier dhe Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së si implementuesin e Marrëveshjes, për besimin e treguar dhe për fuqizimin e mëtejmë të lidhjeve tona shtetërore përmes dakordimeve të këtilla.

EkoHigjiena

Arritje të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës e vlerësoi marrëveshjen edhe ambasadori amerikan, Hovenier. Në lidhje me të, ai tha se ajo përfaqëson zotimin e fuqishëm të tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe se në të njëjtën kohë çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial përmes shkëmbimit të informatave me ShBA-në. Ai po ashtu shtoi se ShBA mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.


Me marrëveshjen e nënshkruar sot dy shtetet marrin detyrime për mbrojtën e informatave të klasifikuara të njëra tjetrës, duke hapur derën për shkëmbim të këtyre informatave. Informacioni i kategorizuar si i tillë, do të ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedojnë çertifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon. Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes tij në raport me palët e autorizuara.

Në këtë ceremoni sot i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe përfaqësues tjerë të Ministrisë së Mbrojtës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.