Tetori shënohet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit.
Në Kamenicë, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut, kanë organizuar një ligjëratë për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajnimin e kësaj sëmundjeje.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se gjithmonë do të jetë afër qytetarëve në çdo aspekt jetësor.
Ndërkaq, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zaimi-Krasniqi tha se është jashtëzakonisht e lumtur me inicimin e këtyre aktiviteteve në muajin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit.
“Jam e lumtur që në këtë muaj rreth 30 gra nga komuna jonë kanë bërë mamografinë, ndërkaq këtë javë po vazhdojmë me ligjërata sensibilizuese”, tha ajo.
E pranishme në këtë ligjëratë ishte edhe Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli-Kastrati.
E doktoresha Artë Maliqi, u sqaroi të pranishmëve se si bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit. pranishmëve
Në këtë ligjëratë mori pjesë Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati e cila foli për rëndësinë e ligjëratave vetëdijësuese.
Veç tjerash u shpërndanë broshura informuese si dhe u bënë edhe biseda interaktive me gratë që ishin të pranishme.