DYLON

Sasia e ujit që duhet të pini në bazë të peshës

Avatar photo Elife Sherifi

Ne e sigurojmë sasinë e duhur të ujit nga 2 burime: nga uji i pijshëm apo lëngjet e tjera në masën 70-80 % dhe nga ushqimet në masën 20-30%.

Dehidratimi shoqërohet me një sërë simptomash e shqetësimesh shëndetësore, ndaj të qëndruarit të hidratuar është primare.

Rrahjet e çrregullta të zemrës, erë e rëndë e gojës, lodhje, marramendje, lëkurë të thatë tensioni i ulët i gjakut, dhimbja e muskujve, ajo e kokës , problemet me aparatin tretës janë disa nga shqetësimet më të zakonshme që vijnë nga pirja e paktë e ujit!

EkoHigjiena

Kjo nevojë fiziologjike përcaktohet nga shumë faktorë, e njëri nga ata lidhet me kilogramët ! Zbuloni më poshtë sa litra ujë duhet të pini, në mënyrë që çdo qelizë e trupit që përdor H2O të funksionojë në mënyrë optimale.

Një njeri 36 kg duhet të pijë 1.1 litër ujë në ditë

45 kg – 1.4 litër ujë

54 kg- 1.7 litër ujë

63 kg- 1.9 litër ujë

72 kg- 2.2 litër ujë

81 kg- 2.5 litër ujë

90 kg- 2.8 litër ujë

99 kg – 3.1 litër ujë

108 kg – 3.4 litër ujë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.