(2L ONLINE) – Ligjërata e e organizuar nga OJQ “Psikoterapeutet në veprim”, me temën “Dukuritë negative në shoqërinë tonë”, ishte ligjërata e parë në Sh.M.U ‘Selami Hallaqi’ dhe do të vazhdojë edhe në shkolla tjera. Me këtë rast nxënësit morën një mesazhe shumë të rëndësishëm në luftimin e këtyre dukurive duke transmetuar këtë përvojë të bashkëmoshatarët dhe në familjet e tyre
Pra kjo ligjëratë ishte interaktive ku edhe nxënësit merrnin pjesë me aktivitete dhe mendime lidhur me këto dukuri.
Kryesisht flitet për duhanin, alkoolin dhe drogën prej të cilave me shumë po rrezikohen adoleshentët tanë. Gjithsej do të mbahen 20 orë në shkollën Selami Hallaqi, ku njëkohësisht falënderojmë edhe drejtorin Florim Maloku për përkrahje, ky aktivitet pastaj do te vazhdoj edhe ne shkolla tjera. Gjate ligjëratës e vëmë theksin sidomos te pasojat që sjellë duhani droga dhe alkooli ne trupin dhe mendjen e adoleshentin.
Pra motoja e këtij trajnimi është një mesazhe shumë i rëndësishëm për nxënësit “INFORMOHU PER DROGAT, POR MOS GABO TI PROVOSH”. Pra ky aktivitet i organizuar nga OJQ “Psikoterapeutet në veprim”, në krye me drejtoreshën Sevdije Musliu po zbatohet nga mësimdhënësit trajner Lindita Blllaca, Sami Shurdhani dhe Ali Sylejmani. Ky projekt do ti përfshijë te gjitha shkollat e qytetit dhe do të zgjasë përafërsisht një muaj.
Ky aktivitet ishte shumë i mirëseardhur për nxënësit, të cilët jo vetëm se u informuan për këto dukuri por u mësuan edhe si të mbrohen në të ardhmen pasi që në ligjëratë, ne bëmë simulime të situatave ku ata vet mund të gjinden në shkollat e mesme.
Aktivitete të ngjashme janë shumë të domosdoshme për parandalimin e dukurive negative dhe për mbrojtjen e rinisë tonë sidomos nga drogat.
Pra, ky është një projekt voluminoz, sidomos për adoleshentët e shkollave fillore, të cilin e kanë pritur mjaft mirë nxënësit e shkollave të Gjilanit, po ashtu edhe mësimdhënësit e të gjitha shkollave të komunës sonë.
Qëllimi i këtij projekti është që të parandalojmë dhe t’ju tregojmë nxënësve se duhani, alkooli e droga, jo që nuk duhet provuar, por këto veprime vrasin dhe nxënësin e largojnë jashtë procesit mësimor, e largojnë larg familjes dhe larg shoqërisë.
/Linditë Bllaca/