Në mbledhjen e fundit përmbyllëse për vitin 2019, të Borditi të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan me vendim unanim nga anëtarët e këtij bordi u vendos qe zgjedhjet për anëtar të Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit te Kosoves nga Rajoni i Gjilanit të mbahen mbrëmjen e 6 janarit (sonte) me fillim nga ora 18:00.
Mbledhja po vazhdon të kryej procedurat e saj, ndërsa të gjitha klubet patën të drejtën e propozimit të kandidat për anëtarë të KE-së, pa patur nevojë mbledhjen e nënshkrimeve, shkruan 2LONLINE.com.
Ndërkohë, që në opinionin gjilanas tashmë është kuptuar se dy kandidatë, Bekim Rexhepi dhe Naser Ajeti ia kanë mësyrë garës për të qenë nje nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Kosovës në Futboll.
Mandatin e kaluar, Gjilani u përfaqësua nga Bekim Rexhepi, ndërsa Naser Ajeti, i njohur me nofkën Kaceli, ish-futbollist i ka hyrë një gare të tillë për herë të parë.
Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Ndërajonale të Futbollit në Gjilan i ka 19 anëtarë, të cilët do të votojnë për njërin nga kandidatët, kurse fitues do të dalë kandidati i cili i mbledh së paku 10 vota.