Ka përfunduar kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës ku kryetari i saj, Ismajl Ajeti është zgjedhur anëtar i Komitetit ekzekutiv të FFK-së.
Ismajl Ajeti u zgjodh në këtë kuvend si anëtar i komitetit ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës me shumicën e votave, por me disa tensione qysh në fillim të këtij kuvendi.
Ajeti pas zgjedhjes u shpreh se do të jetë një zë i fuqishëm i të gjitha shkollave dhe klubeve të Prishtinës në komitetit ekzekutiv të FFK-së, ku do ti shpalos të gjitha brengat si dhe nevojat tek organi më i lartë i FFK-së.