Në fundjavë janë mbajtur takime konsultative të liderëve serbë të Bujanocit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje, pa marrëveshje konkrete. Për dy javë do të dihet sa do të jenë të gatshëm liderët politik për marrëveshje, shkruan portali Bujanovacke, transmeton Titulli.com.
Me iniciativë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zyrat këtij subjekti politik në Bujanoc është mbajtur rrethi i parë i konsultimeve të përfaqësuesve të partive politike serbe mbi pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhje.
Përfaqësuesit e SNS-së të shtunën janë takuar me përfaqësuesit e SPS-së, PUPS, Lëvizjes socialiste dhe GQ Trajko Trajkovic, ndërsa të dielën me përfaqësuesit e SDS-së, DSS-së, SRS-së dhe GQ Stojanca Arsic.
Sipas fjalëve të nënkryetarit të SNS-së në Bujanoc, Nenad Zafirovic, takimi tjetër do të mbahet pas dy javëve dhe brenda kësaj kohe do të analizohet ajo që është prezantuar në fundjavë, për të parë sa janë të gatshëm liderët politik për marrëveshje dhe kompromis.
Portali Bujanovacke edhe më herët ka shkruar për problemet që ekzistojnë rreth formimit të listës së përbashkët që do të grumbullojë partitë politike serbe, dhe sipas fjalëve të disa liderëve problemi më i madh janë apetitet e mëdha të disa individëve dhe ndarja e funksioneve pas zgjedhjeve.
Në kuvendin aktual të Bujanocit të dal nga zgjedhjet lokale të vitit 2012 të gjithë partitë serbe kanë 11 këshilltarë dhe janë në pushtet me dy parti politike shqiptare, Partinë Demokratike të Nagip Arifit dhe Lëvizjen për Progres Demokratik të Jonuz Musliut./