Libri i Michelle Obama ”Becoming” është drejt rrugës për t’u bërë autobiografia më e suksesshme në historinë e botimeve, pasi deri tani janë shitur më shumë se 10 milionë kopje, deklaroi shtëpia botuese ”Penguin Random House” (PRH).
“Ne besojmë se autobiografia mund të bëhet më e suksesshmja në histori”, thekson Thomas Rabe, drejtori menaxhues i PRH-së.
Parashikimi vjen me botimin e rezultateve vjetore që mbylli vitin 2018 me të ardhura prej 17,7 miliard euro, niveli më i lartë që nga viti 2007, në sajë të librit ”Becoming”.