Është krejt normale nëse mund të dakordoheni ose jo me përmbajtjen e shkrimit që lexoni. Dhe është në të drejtën e secilit lexues që ta kuptoi në mënyrën e tij dhe të shpreh mendimin e vet më ndryshe – alternativ. Veçse, ju lutem, mos nënçmoni njëri tjetrin për mendimet e lira të tyre!
Shkruan: Gani NEZIRI – 2LONLINE.com
Liria njerëzore ka kuptimin e vet vetëm atëherë kur guxon të thuash mendimin tënd pa pas frikën se do të ndëshkohesh nga pushteti dhe pa pas frikën se do të ofendoi dikush mbi baza partiake, mbi baza fetare, gjinore dhe as racore. Është e drejtë të mos pajtoheni me mendimin e tjetrit, por ama, mos gjykoni tjetrin mbi bazën fetare, partiake, gjinore e racore. Sepse, absolutisht këtu nuk keni të drejtë.
Aty ku fillon liria jote e tepruar, pikërisht aty përfundon liria e tjetrit. Pra, fillon “belaja” për të cilën askush nuk ka nevojë.
Prandaj, që të ecim bashkë të lirë e të fortë e të sigurtë duhet domosdoshmërish të respektojmë njëri-tjetrin dhe mendimet e lira të tyre pa nënçmime.
Ky shkrim u bë sebep nga keqkuptimi i disa miqve të mi virtual që ua fshina postimet e tyre në profilin tim në facebook. Në fakt, nuk dyshoja në qëllimet e tyre të mira por, ata nuk mirëkuptonin njëri-tjetrin në përkatësinë e tyre fetare. Prandaj, fshina “komentet” e tyre nga profili im dhe më në fund hoqa edhe shkrimin që shpërndava që nuk ishte autorësi e imja.
Në jetën e përditshme njoh shumë miq të mirë që u përkasin të gjitha profileve njerëzore. Por, njoh edhe hajna e mashtrues po ashtu që u takojnë gjitha profileve; partiake, fetare, racore e gjinore.
Njoh shumë politikan që rrejnë edhe vjedhin, por, njohë plot të tjerë që nuk vjedhin. Njoh edhe nga ushtarët që kanë vjedhur pas lufte por, më shumë janë ata që nuk kanë vjedhur. Madje edhe sot pas njëzet viteve liri jetojnë në gjendje të rëndë.
Njoh disa anëtarë partie të PDK-së që kanë vjedhur por, njoh edhe anëtarë partie të LDK-së e AAK-së që kanë vjedhur. Madje, “çuditërisht” edhe një i VV-së u zu këto ditë në flagrancë duke vjedhur.
Njoh edhe ndonjë hoxhë që kanë vjedhur hurmat e “Bajramit” por, më shumë njohë hoxhallarë nga ata që janë të ndershëm e nuk kanë vjedhur. Njoh edhe priftërinjtë si Anton Kçira kodosh që kanë vjedhur por, më shumë janë ata që nuk kanë vjedhur.
Njoh edhe gra që nuk sillen mirë por, njoh më shumë gra që janë të sjellshme e me plot edukatë të njerëzishme. Madje, për ato gratë e përdala shkaktarë janë vet meshkujt e përdalë.
Njoh edhe doktor hajn, keqpërdorues e mashtrues por, më shumë njoh që janë shërues, edukues e plot vullnet shoqëror, miqësorë e kombëtar të cilëve ua lë në besë trupin tim të shëndosh dhe pas vdekjes për studime mjekësore deri në imtësi.
Pra, njoh musliman e katolik që rrejnë e që shajnë tu shku në xhami me u falë e në kishë për uratë dhe vjedhin duke u kthyer nga kisha e xhamia. Ndërkohë që të lodhin e të këpusin “gjigiricat” duke të mbajt ders për dashuri ndaj fesë e ndaj Zotit.
Nuk mund të jetë mysliman i mirë ai i cili nuk shkon me kohë në punë, dhe as katolik i mirë ai i cili më herët ik nga puna. Nuk mund të jetë mysliman i mirë dhe as katolik i mirë ai MËSUES i cili i lëshon nxënësit në gjysmë të orës mësimore për të shkuar në xhami apo në kishë. Ai mund të mashtroi shokët e vet por kurrë nuk mund të mashtroi ZOTIN (i kofshim falë).
Njohë njerëz të mirë dhe shumë të mirë. /2LONLINE.com/