DYLON

“Dardanët” me sfidën e radhës, sonte ndeshja ndaj Sllovenisë

“Dardanët” me sfidën e radhës, sonte ndeshja ndaj Sllovenisë
Avatar photo Elife Sherifi

Me fillim nga ora 20:45 fillon ndeshja Kosovë-Slloveni, ndeshje kjo në kuadër të grupeve dhe vjen pas humbjes naj Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja e Kosovës kërkon që pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, ndeshje ajo e vlefshme për “Euro 2020”, të gjejë fitoren e mundshme ndaj Sllovenisë.

Kosova në renditjen tabelare në grupin C qëndron në vendin e tretë, ku ka arritur të grumbullojë vetë një pikë, ndërsa Kombëtarja e Sllovenisë qëndron në një pozitë të favorshme ku ndan pikët e njëjta me Greqinë, respektivisht këto dy kombëtaret e fundit kanë nga katër pikë.

EkoHigjiena

“Dardanët” kanë përfunduar seancat stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” ku edhe do luajnë sonte. Po ashtu, i gjithë stafi dhe lojtarët janë testuar për Covid-19 ku asnjë test nuk ka rezultuar pozitivë dhe janë të gatshëm sot ndaj Sllovenisë.

Tekniku i Kosovës, Challandes ka deklaruar se do jetë një përballje shumë e vështirë pasi që lojtarët janë të lodhur pas ndeshjes me Greqinë, por pret që ta japin më të mirën drejt një fitore të mundshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.