Lëvizja Qytetare Vatra së bashku me Lëvizjen për Drejtësi, do të jenë pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës ”LDK”.
“Sot me datë 15.05.2017, ora: 14:15, në selinë e Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan, u arritë koalicioni parazgjedhorë mes Lëvizjes Qytetare Vatra, Lëvizjes për Drejtësi, ku bashkërisht do të jenë pjesë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka bërë të ditur Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Vatra.
Sipas tij, këto dy subjekte së bashku do t’i kenë kandidatët për deputet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Dy subjektet presin të fitojnë mandate në kuvendin e Kosovës, duke besuar se do të fitojnë mandate me besimin e qytetarëve të cilët do të ua besojnë votën e tyre me 11 qershor, kur do të vendos sovrani për fatin dhe të ardhmen e vendit”, thotë Mehmeti.