(2L ONLINE) – Nga sot, Levizja”Vatra” është regjistruar si subjekt politik i prëhershmë në KQZ , ku dhe KQZ mori vendim për regjistrimin si “Lëvizja Qytetare Vatra” (LQV).
Kushtrim Kadriu, zedhenes i “LQV” tha se nga kjo datë Levizja “Vatra” e gjertanishme, do të quhet “Lëvizja Qytetare Vatra” (LQV) dhe do të jetë subjekte i barabartë me subjektet e tjera politike ne vend.
“Lëvizja Qytetare “Vatra”, do të angazhohet edhe me tutje ne menyre edhe më intenzive ne mbrojtjen e drejtave të qytetarëve te Kosoves Lindore, kete angazhim tani e parasheh dhe statusi e programi i ri i “Levizjes Qytetare Vatra”, ka thënë Kadriu. /2L ONLINE/