/2L ONLINE/ – Kuadro nga profesione të ndryshme si nga degët e Drejtësisë, Shkencat Politike, Mjekësia, Ekonomi dhe shkenca tjera sociale, janë ofruar në Lëvizjen Qytetare Vatra. Me përgatitje profesionale, seriozitet, sinqeritet dhe vullnet te mire, janë të gatshëm t’i shërbejnë qytetareve te Kosovës Lindore qe jetojnë dhe veprojnë brenda Republikës se Kosovës, ka thënë Fikri Mehmeti, nga Zyra për informim e Lëvizja Qytetare Vatra.
Sipas tij, profesionalizmi I tyre do te shërbej ne integrimin,mirëqenien, dhe mbrojtjen e te drejtave kushtetuese për qytetaret e Kosovës lindore qe jetojnë dhe veprojnë ne Republikën e Kosovës.
Mehmet i ka thënë tutje se Lëvizja Qytetare Vatra ka freskuar atmosferën e brendshme politike tek elektorati i saj duke zgjedhur kryetarin e ri juristin Kushtrim Kadriu-n, dhe kryesine e lëvizjes me kuadro profesionist (magjistra, doktorë, profesorë, artistë…). Vatra si lëvizje është duke punuar shume ne mbrojtjen e te drejtave te qytetareve nga Kosova Lindore te cilët jetojnë dhe veprojnë ne Republikën e Kosovës.
“Nismat e fundit të dala nga ZPMB e cila drejtohet nga kuadrot e Lëvizjes “Vatra” është pajisje e qindra qytetareve me lejeqëndrime qe zëvendësojnë letërnjoftimet për qytetaret qe nuk kane asnjë dokument identifikimi, problem I njohur qe 16 vite për Lëvizjen Vatra, ish udhëheqësit e saj dhe qytetaret e Kosovës lindore qe jetojnë ne Kosovë”, ka thënë Mehmeti.
Sipas tij, projekti tjetër me rektoratin e universitetit “Kadri Zeka” është sigurimin e vendeve te garantuara për studentë brenda Universitetit Publik për qytetaret nga Kosova Lindore qe jetojnë ne Republikën e Kosovës.
Mehmeti ka thënë tutje se Lëvizja Qytetare Vatra, mban takime me zyrtar te ndryshëm nga institucionet e Kosovës me qellim t’i ndjek nga afër politikat lokale dhe qendrore si dhe shërbimet qe ju ofrohen qytetareve nga Kosova lindore. Lëvizja Qytetare Vatra është e hapur çdo dite t’I dëgjon drejtpërdrejt ankesat,sugjerimet, kritikat dhe nevojat elementare qe kane qytetaret e Kosovës lindore te cilët jetojnë dhe veprojnë ne republikën e Kosovës.
Sipas tij, nga ankesat e shumta është ajo për mungesën e dokumenteve-letërnjoftimit si shkak I kritereve te renda për pasjen me këto dokumente. Problemi me dokumente tashme është zgjidh përkohësisht duke I pajisur qytetaret me lejeqendrim përmes MPB-se, dhe tani është ne procedurë për ta zgjidhur ketë problem njëherë e mire përmes ndryshimit te ligjit ne Parlamentin e Republikës se Kosovës.
Po ashtu shumë probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës lindore, Lëvizja qytetare Vatra tashmë është duke tentuar t’i zgjidh në mënyrën më të mirë të mundshme brenda Kushtetutës se Republikës së Kosovës.
“Lëvizja qytetare Vatra, ka arrite deri te institucionet me te larta te vendit qe përmes tyre te siguroj te drejtat elementare për qytetaret e Kosovës lindore qe jetojnë dhe veprojnë ne republikën e Kosovës. Prandaj qytetaret te ofrohen edhe me shume tek Lëvizja Qytetare Vatra, te jene me afër me lëvizjen, ta shohin punën, angazhimin dhe seriozitetin e saj”, ka thënë Fikri Mehmeti, nga Zyra për informim e Lëvizja Qytetare Vatra.
Ai shtoi se Lëvizja Qytetare Vatra është e hapur për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës që dëshiron të shërbej për të mirën e vendit, për të drejtat e qytetarëve, gjithmonë brenda Kushtetues së Republikës së Kosovës. /2L ONLINE/