(2LONLINE) – Qytetarët e Kosovës, konsumatorë / klientë të shërbimeve të Institucioneve / të Administratës shtetërore, pas problemeve procedurale e teknike, pas ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit Nr. 03/L-099 për letërnjoftime, më 09. Dhjetor, 2013 filluan të pajisen me letërnjoftime biometrike.
Ministria e Punëve të Brendshme solemnisht filloi lëshimin e letërnjoftimeve biometrike të identitetit të cilat i përmbushin kërkesat e fundit teknologjike dhe të sigurisë, të domosdoshme sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe implementimit të protokolleve të sigurisë së lartë, siç është Supplemental Access Control (SAC).
Letërnjoftimi biometrik përmbushë edhe kushtin për liberalizmin e vizave.
Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për letërnjoftime me numër Nr. 03/L-099 thuhet se është harmonizuar me kushtetutën dhe instrumentet ligjore. Por, nuk është thënë se është konsultuar qytetari / klienti / konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Republikës së Kosovës. Nuk kemi njohuri të jetë mbajtur konsultimi / debati publik me komunitetin ose jo ?! Nëse për pagesën është vendosur në bazë të “ kontratës “ njëpalëshe atëherë del se nuk ka bazë juridike dhe si e tillë është e paqëndrueshme.
Kompania e kontraktuar nga MPB për furnizimin me letërnjoftime biometrike është kompania gjermane Giesecke & Devrient. Çmimi i përgjithshëm i projektit është 7 milionë e 800 mijë euro. Çmimi që do të paguaj akcili qytetar aplikant për t u pajisur me letërnjoftim biometrik është 10 € ndërsa kostoja e prodhimit nuk është bërë publike. Kostoja e prodhimit të Letërnjoftimi është shumë më e ulët dhe mundëson diferencë të konsiderueshme në çmim / kosto. Kjo diferencë në çmim do t i sjellë përfitime materiale / finansiare MPB-së e cila nuk është e regjistruar për të bërë biznes.
Na lejoni ta dëshmojmë këtë:
Çmimi i përgjithshëm i projektit është 7 milionë e 800 000 € ndërsa përafërsisht 1.8 MLN banorë të Kosovës që do të pajisen me këto dokumente të reja. Nëse llogarisim 1.8 milion banorë x 10 € për një letërnjoftim = rezulton se MPB do të inkasojë 18 MLN €, shifër që shfaqë koston e përgjithshme të këtij projekti.
Duke u mbështetur mbi faktet le ta kemi parasysh edhe faktin se Qeveria, sipas kontratës së nënshkruar me kompaninë gjermane, do të paguaj 7.8 MLN € para të taksapaguesve të Kosovës, për të pajisur qytetarët e Kosovës me letërnjoftime biometrike. Llogaria e re rezulton kështu: 18 MLN € – 7.8 MLN € të kontraktuara = 10.2 MLN € suficit / profit nga ky projekt!
Sipas kësaj matematike del se Buxheti i Shtetit do të përfitojë nga realizimi i këtij projekti shumën prej 10.2 MLN € në kurriz të taksës që do ta paguajnë qytetarët e Kosovës. Nëse kemi parasyshë edhe faktin se klienti / konsumatori taksapagues është kontribuuesi kryesor edhe për arkën e MPB-së; Se duhet të paguajë edhe për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për Letërnjoftimi biometrik; Se qytetarët / klientët / konsumatorët nga viset rurale kanë edhe shpenzime tjera atëherë nuk është vështirë të llogaritet se Letërnjoftimi biometrik na kushton shumë më shtrenjtë seq është deklaruar.
Qeveria e Kosovës, nëpërmes trajtimit interaktiv të çështjes, e në veçanti MPMS është, dashtë t i ketë parasysh kategoritë sociale. Një familje ( mesatare me 6 anëtarë ) e cila merr 45 €/muaj do ta ketë barrë të rëndë ndarjen e mbi 80 € për t u pajisur me Letërnjoftimi biometrik – që është dokument i obligueshëm personal ! Asgjë më lehtë nuk do ta kenë as kategoritë tjera, as pensionistët, të cilëve, pasi të furnizohen me medikamentet e nevojshme ju mbetet mjerisht pak para për t u pajisur me Letërnjoftimi biometrik, për ta rimbushur Arkën e Shtetit ( lexo MPB-së ) e për t i mbuluar, në të shumtën e rasteve, edhe shpenzimet e paarsyeshme.
Ka forma e trajta, nëse duam, për të gjetur zgjidhje të duhur. Ka mundësi për të ulur koston. Nëse do të na jipej rasti edhe ne si qytetarë e Shoqëri Civile, në veçanti si klientë të shërbimeve në fjalë, konsumatorë taksapagues, do të “ shkrinim mend “ dhe me kënaqësi do t i ndihmonim Qeverisë, MPB-së, ARC-së, MPMS-së.
Kategoritë sociale duhet liruar nga pagesa ndërsa kategoritë me aftësi pagese nuk duhet detyruar me çmime të larta. Sepse, e thamë, MPB-ja nuk është e regjistruar për biznes dhe edhe ashtu varet nga taksat tona me të cilat e gjenerojmë Buxhetin e Republikës së Kosovës nga e cila finansojmë edhe MPB-në, edhe Komunat, edhe ARC-në, edhe…
Qeveria e Kosovës, MEF-i e ATK-ja, MTI-ja duhet t i konsultojnë Ligjet në fuqi dhe të shqyrtojnë e shpjegojnë të drejtën e bërjes ose jo biznes me Letërnjoftimi biometrike të MPB-së në raport me qytetarin / klientin / konsumatorin taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës ?!
Organizata KONSUMATORI
Selatin Kaçaniku, kryetar