Përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë kanë thënë se dëshirojnë t’i njoftojnë qytetarët e Komunës së Vitisë dhe gjithë shtetasit kosovarë, se nga sot në Pozheran mund të pajisjen me dokumente kadastrale dhe të gjendjes civile në E-Kioskun që është vendosur në qendër të fshatit.
Certifikatat e pronës mund të tërhiqen vetëm nga banorët vitias kurse dokumentet e gjendjes civile mund të tërhiqen nga të gjithë shtetasit Kosovar me letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore dhe dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë.
Përndryshe, testimi i E-Kioskës në Pozheran, u bë sot nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë , Naim Pira, Kryesues i Kuvendit dhe Isak Sadiku, Drejtor për Administratë.
Në këtë E-Kioskë mund të tërhiqen këto dokumente:
Certifikata e Pronës
Certifikata e Lindjes
Ekstrakt nga Regjistri Qendror
Certifikata e martesës
Certifikata e vendbanimit
Certifikata e shtetësisë
Fatura e Tatimit në pronë